Kur prindërit e tu të kenë ikur nga kjo jetë, asgjë nuk do jetë më si më parë, asgjë!

Kur prindërit nuk janë më, asgjë nuk është më si më parë. Nuk mund të ndihemi më fëmijë, nuk ndihemi dot më të mbrojtur, nuk shijojmë dot më përqafimet e puthjet më të vërteta, për të cilat nuk dyshon kurrë, nuk dëgjon më fjalët që t’i kanë thënë përherë me pastërti. Jeta nuk është më si më parë, kurrë nuk do të jetë. Kur prindërit të ikin,

 

sado i madh të jesh ti do ndihesh vetëm, i trishtuar dhe kjo është e dhimbshme në çdo moshë. Edhe nëse ke krijuar familjen tënde, figura e prindërve është përherë busull. Të gjithë, edhe pse të rritur, kemi fëmijën brenda vetes, që kërkon të mbrohet nga mami dhe babi.

 

Shko sot tek ata dhe shprehu dashurinë e pakushtëzuar. Kur të kenë ikur, nuk do ta bësh dot më kurrë. Ti nuk do jesh asnjëherë gati për t’u thënë lamtumirë. Të dish se nuk do mund t’i shohësh dot më e as t’i përqafosh, është shumë

 

e vështirë për t’u përballuar. Të dish që nuk do jenë më duke pritur vizitën tënde, që duke ndjekur jetën tënde ua bën edhe rrallë. Të dish që nuk do t’u dëgjosh më zërin dhe vetëm pasi të kenë ikur të kuptosh se çfarë kanë bërë ata për ty, duket fundi i botës.

 

Askush nuk është gati të përballet me vdekjen e prindërve, askush, edhe 100 vjeç qofsh.

Koha pranë atyre që duam e na duan më shumë nuk mjafton kurrë. Ikja e tyre mund të mësohet, perceptohet, por vështirë të kalohet ndonjëherë.

 

Vdekja është një ide e papranueshme dhe e konsiderojmë të padrejtë nëse na merr ata që na dhanë jetën. Sepse nuk ikin vetëm ata, ikën edhe një pjesë e jotja, shkon me ta: kujtimet e një jete të tërë, ajo që s’të ka pëlqyer shumë

 

tek ata dhe ajo që ke adhuruar, gjithçka zhduket. Dhe ti do ishe gati të pranoje edhe të metat që ju kanë konfliktuar, të falje për fjalën që të rëndoi, për herët që s’u kuptuat, veç t’i përqafoje dhe njëherë.

 

Kur prindërit i ke pranë, ideja se do t’i humbasësh një ditë shumë rrallë të kalon nëpër mend. Të duket sikur janë veç të tjerët që ikin nga kjo botë, mami dhe babi jo. Si mund të ikin ata prej teje?

 

Por sado e paperceptueshme të të duket, ajo ditë do vijë, sa më larg qoftë, prandaj prindërit duhen shijuar sa i ke pranë. Takoji, përqafoji, shëtiti, thuaju fjalë të ëmbla, çoju nipërit të gëzohen. Dashuria e gjyshërve është e pakrahasueshme dhe aq e rëndësishme për fëmijët e tu, që duhet t’i shijojnë sa i kanë pranë. Një ditë mund të pendohesh që nuk iu dhe rëndësinë gjërave që t’u dukën të vogla dhe i shtyve për nesër, pa e ditur sa i ka lënduar ata

 

ajo “nesër”, edhe pse të thanë “mirë, shpirt. Kur të duash ti. Ne këtu jemi”. Por nuk do jenë përherë aty, ndaj reflekto sot. Nëse ke diçka të pasqaruar, një peng, një bisedë, mos e lër të presë, ata duhen lumturuar sot, çdo ditë.

 

Do të të duket vetja kaq i braktisur kur ata të ikin me trup se shpirti jo, do mbetet përherë me ty. Edhe pse shpirti i tyre do jetë përherë me ty. Sa herë të mbyllësh sytë do t’i kesh aty, të dy. Nuk do t’i shohësh, por do t’i ndjesh.

 

Prindërit e tu do jenë përjetësisht prindërit e tu, edhe kur nuk do mund të kesh më mbrojtjen e tyre, mbështetjen, dashurinë pa kushte. Ndaj, nëse ke fatin e madh që t’i kesh akoma pranë shijoji sa të mundesh. Thuaju fjalë të ëmbla, puthi e përqafoji dhe mos harro se nuk do jenë aty përgjithmonë, fatkeqësisht!

*Ky post është publikuar në Tiranapost

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...