AMBASADORJA: BËNI INFRASTRUKTURË PËR BIÇIKLETA

“Dita Portokalli e Biçikletës” është aktiviteti i zhvilluar në Shkodër që për qëllim ka nxitjen e lëvizjes me biçikletë dhe mbështetjen e pedaluesve.

Bashkë me kryetaren e bashkisë Shkodër Voltana Ademi mori pjesë e ambasadorja e re e Holandës në Shqipëri Guusje Korthals Altes e cila tha se në Shkodër duhet të jetë infrasktura e duhur për lëvizjen e biçikletave.

“Jam shumë e nderuar sot që vizitën timë të parë jashtë Tiranës e bëj në Shkodër që ka një lidhje natyrale me Holandën siç është dashuria për biçikletën. Kam vetëm një orë në qytet dhe mund të tregoj që ka shumë biçikleta dhe shumë muzik.

Më vjen mirë që në Shkodër idea e të pasurit një biçikletë është e re dhe kjo është ajo që ne na duhet. Kupojmë që në ta kaluarën e Shkodrës biçikleta ka qenë pjesë e vërtetë.

Të pedalosh është një element shumë i rëndësishëm për qytetërimin modern për shkak se jo vetëm ofron një transport fleksibël por gjithashtu ndihmon në pastrimin e ajrit.

Që të keni një qytet të përshtatshëm për pedalimin juve ju duhen dy gjëra, infrastruktura dhe mentaliteti.

E kuptojmë nga takimet që patëm se që të gjithë po punojnë për këtë. më vjen mirë që jam këtu sepse ju mund të jeni agjentët e ndryshimit dhe sëbashku mund ta ndryshojmë. Tani le të ngasim biçikletën dhe të shijojmë qytetin”.

Ky aktivitet tha kryebashkiakja Ademi është një promovim edhe për qytetin e Shkodrës si një mundësi e mirë për lëvizjen me biçikletë.

Në fund dhjetra të rinj nga pedonalja përpara bashkisë bënë një gjiro në rrugën kryesore të qytetit me biçikleta dhe bluzat portokalli të veshura për të dhënë një mesazh tek pjesa tjetër e qytetarëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...