NË SHKODËR, DISA ZONA PA DRITA, OSHEE GJEN DEFEKTIN

Që nga ora 19 e pasdites së djeshme disa lagje të qytetit të Shkodrës nuk kanë energji elektrike. Kjo ka ardhur për shkak të një defekti të shkaktuar në kabullin e tensionit të mesëm.

Si pasojë e këtij defekti janë pa energji zona e Ish-Artistikes dhe lagjja “Tre Heronjtë”. Menjëherë pasi janë njohur me problemin punonjësit OSHEE të Shkodrës kanë nisur punën

për të konstatuar se ku ishte defekti mirëpo janë tërhequr për faktin se nuk disponojnë një aparaturë të tillë dhe për këtë është kërkuar ndihma e makinës së gjetjes së defekteve nga Tirana.

Ky defekt është gjetur në afërsi të Shkollës Pyjore dhe menjëhëre një personel punonjësish të OSHEE Shkodër kanë nisur punën që në 5 të mëngjesit të ditës së sotme për të riparuar defektin.

Dyreku garanton se brenda pak orësh do të rikthehet energjia elektrike në lagjet e qytetit

Gjithashtu burime pranë OSHEE Shkodër thanë se mungesë me energji elektrike ka patur edhe në zonën e Dobracit për shkak të dëmtimit të fidrave ajrorë si shkak i erës së fortë gjatë natës.

Falë gatishmërisë në terren, grupet operative të OSHEE-së morën masa të menjëhershme, për të rikthyer energjinë elektrike

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...