KUPA E SHQIPËRISË, KUALIFIKOHEN VLLAZNIA DHE EKIPET E SUPERIORES

Nuk ka asnjë surprizë në raundin e 1/16 të Kupës së Shqipërisë. Skuadrat e Kategorisë Superiore janë kualifikuar për në raundin tjetër, madje pa shumë probleme dhe në të shumtën e rasteve me goleada.

Skënderbeu kaloi Veleçikun teksa fitoi ndeshjen e dytë me këtë skuadër 4-0 për ta çuar rezultatin e përgjithshëm të raundit në 6-0, duke qenë se ndeshjen e parë e kishte fituar 2-0.

E njëjta histori edhe për Kukësin që ndeshjen e dytë me Orikumin e mbylli 4-1 ndërkohë që në sfidën e parë kishte fituar 2-0.

U kualifikua për në raundin tjetër të Kupës së Shqipërisë edhe Flamurtari edhe pse jo me goleada. Skuadra vlonjate mundi Shkumbinin e Peqinit në të dyja ndeshjet me rezultatin e ngushtë 1-0.

Teuta e Durrësit fitoi me Turbinën e Cërrikut 4-2, ndërkohë që në sfidën e parë e kishte mbyllur në barazimin 2-2. Vlen të theksohet edhe kualifikimi i Vllaznisë së Shkodrës që jo pa vështirësi kaloi Burrelin teksa në çastet e fundit fitoi ndeshjen e dytë 1-0, ndërkohë që në të parën kishte barazuar 1-1.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...