Sot finalet, Vllaznia me 10 boksierë. Titulli kampion një hap larg

Pasditen e djeshme janë zhvilluar ndeshjet e ditës së dytë, ato gjysmëfinale të kampionatit kombëtar të boksit për të rritur.

Këto ndeshje kanë përcaktuar tashmë edhe sportistët që do të konkurrojnë në finalet e nesërme dhe që do të japin verdiktet përfundimtare të kampionatit si në aspektin individual për çdo peshë, ashtu edhe atë ekipor.

 

Duhet thënë se dy finale janë zhvilluar që ditën e djeshme dhe tashmë dy kampionë janë përcaktuar për vitin 2018. Ato janë dy boksierët e Vllaznisë Ahmet Meti dhe Vuksan Guri që kanë dalë kampionë në peshat e lehta, 49 dhe 52 kg.

 

Nesër do të zhvillohen tetë finalet e tjera, në të cilat do konkurrojnë edhe 6 boksierë të tjerë shkodranë. Rivalja kryesore për ekipin e Vllaznisë është Teuta që ka nxjerrë 6 boksierë në finale megjithatë ekipi shkodran duket se pret vetëm zyrtarizimin e këtij titulli që do të jetë i 22-ti për të.

 

Ndeshjet finale të ditës së nesërme:

49 kg Ahmet Meti (Vllaznia) kampion

52 kg Vuksan Guri (Vllaznia) kampion

56 kg Krenar Zeneli (Flamurtari)- Klodian Çela (Flamurtari)

60 kg Ardit Murja (Teuta)- Asmmir Skutina (Vllaznia)

 

64 kg Julind Isaku (Teuta)- Amarildo Vraja (Teuta)

69 kg Spiridhjon Ymeri (Teuta)- Muhamet Mema (Teuta)

75 kg Daniel Marku (Teuta)- Arjon Kajoshi (Vllaznia)

 

81 kg Bekim Vjerdha (Vllaznia)- Mateus Çullhaj (Tirana)

91 kg Albert Kapaj (Vllaznia)- Emiliano Xhediku (Tirana)

+91kg Emanuel Kaçaj (Vllaznia)- Brendi Smajli (Vllaznia)
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...