SHKODËR, BLLOKOHEN 4 KAMIONË ME DRU TË PRERË PA LEJE

4 kamionë me rreth 60 m3 lendë druri e prerë dhe transportuar pa leje janë bllokuar nga aksioni i përbashkët i inspektoriatit, policisë dhe drejtorisë së sherbimeve bujqësore e pyjore të bashkisë Shkodër.

Këtë e bën të ditur drejtorja e mjedisit pranë bashkisë Shkodër Aida Shllaku teksa shton se bashkia e Shkodrës është e vendosur në ndalimin e plotë të prerjes së paligjshme në territorin e saj.

Prerja e paligjishme dhe ajo pa kriter janë një problematikë që shkatëërrojnë pasurinë pyjore. Shllaku bën me dijë se bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me inspektoriatin e mjedisit dhe drejtorinë e policies janë marrë masa kundrejt këtij fenomeni.

Sipas Shllakut cdo transport apo prerje drurësh është e paligjshme dhe në kundërshtim me moratoriumin pasi bashkia Shkodër nuk ka bërë asnjë kontratë qoftë për drurët e ngrohjes apo ato të bazës materiale.

Jemi drejt periudhës kur drurët nevojiten më së shumti për ngrohje dhe ndërhyrje të tilla për monitorimin e pyjeve janë të domosdoshme për të shmangur shfarosjen e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...