“Mësuesja më rreh se jam i varfër”

“Pa ngrënë dhe pa pirë edhe më shanin shokët, zhuls”, këto janë fjalët rrëqethëse të njërit prej fëmijëve të familjes Shima, e cila jeton mes varfërisë dhe braktisjes totale.

 

Videon e ka publikuar emisioni STOP në TVKLAN dhe rasti ishte identifikuar nga ‘Fundjavë Ndryshe’.

 

Kryefamiljari Ismail Shima është vetëm 39 vjeç, ai jeton në Kashar me bashkëshorten Flutura, e cila është e sëmura dhe 3 djemtë. Gëzimi 13 vjeç, Arbeni 11 vjeç dhe Ergysi 8 vjeç.

E vetmja e ardhur e tyre janë mbledhja e kanaçeve.

 

“Unë jetoj në mizëri. Marr një ndihmë ekonomike prej 40 mijë lekë të vjetra. Por, edhe ajo më shkon për drita e ujë. Unë me të vërtetë që nuk kam shkollë e nuk di të shkruaj, por një punë për mua nuk e paska ky shtet?!

 

Unë jetoj me kanaçe dhe atë karrocë e kam punë. Të cilën policët Bashkiakë shpesh herë marrin. Madje fusin edhe ndonjë shqelm, ose ka pasur raste që më kanë tërhequr zvarrë. Vetëm sepse nuk doja t’ia jepja karrocën”, shprehet babai i tre fëmijëve.

 

Mes dëshirës për t’u arsimuar dhe skamjes në të cilën jetojnë, për djemtë shkolla është kthyer në një ferr. Sepse sipas tyre të gjithë i përbuzin.

 

“Në shkollë nuk kemi asnjë shok, sepse nuk na duan dhe nuk na afrojnë fare. Më kanë shtyrë disa herë dhe unë i kam thënë mos më ngacmoni se jam gjynah. Kurse mësuesja prapë ma ka shkulur mua veshin, e më rreh mua.

 

Mësuesja na lë të ulur në bankë vetëm, sepse jemi të varfër dhe nuk jemi si ata. Unë kam qejf të ulem me shokë, kurse ata nuk pranojnë. Prandaj edhe unë nuk duam të shkojmë në shkollë. Kemi turp. Ne nuk kemi lekë as për të blerë librat apo mjetet që na duhen.”

/Opinion.al

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...