INVESTIME NË NJËSINË ADMINISTRATIVE RRETHINA

Bashkia e Shkodrës po vijon investimet në cdo njësi administrative për të përmirësuar infastrukturën rrugore dhe cilësinë e jetës së banorëve. Në njësinë Administrative Rrethina kanë përfunduar disa investime në inftrastrukturë sic është rruga Golem-Grudë.

Në një intervistë për Star Plus kreu i kësaj njësie Vlash Pjetri teksa foli për investimet e përfunduara përshi edhe rikonstruksionin e shkollës 9-vjecare “Haxhi Hajdari” në Golem, u ndal edhe në projektet e parashikuara të cilat pritet që të nisin në një afat të shkurtër kohe

Tjetër investim është ai i sistemit të ndricimit, sistemit të vaditjes dhe atij ujitës. Punimet janë shtrirë në fshatrat e kësaj njësie , ku do të ndërhyhet në rrugët e brendshme për të siguruar kushte më të mira për komunitetin.

Në krahasim me vitin 2017 është planifikuar që të rriten ndjeshëm investimet për ndërhyrje në rrugë, trotuare si dhe në rrugët rurale në gjithë territorin e bashkisë Shkodër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...