HYRJELAJMEAKTUALITET"40 minuta u luta për ta dhe shteti nuk erdhi, hyra vet...

“40 minuta u luta për ta dhe shteti nuk erdhi, hyra vet në pus dhe i nxorra të vdekur”

Dy të rinj, daja 35 vjec dhe nipi i tij 21 vjecar humbën jetën tragjikisht teksa po pastronin pusin e ujit, në fshatin Torovicë të Lezhës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme rreth orës 16:50 Martin Gjonaj 35 vjec banonte në Pukë ndërsa nipi 21 vjec, Marjan Ndoci në Torovicë.

Ata kanë qenë duke pastruar pusin e ujit dhe kanë mbetur në fund të tij. banorët e zonës, të parët që janë bërë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë kanë njoftuar menjëherë forcat e policisë, ndërsa për 40 minuta me radhë janë lutur për shëndetin e të rinjve.

Askush nuk ka guxuar të futet brenda në pus për shkak të rrezikut nga asfiksia nga gazi. Por pas 40 minutash, kur policia dhe zjarrfikësja nuk ka mbërritur, një burrë, banor i zonës, ka marrë vendimit të futet në pus edhe pse nuk kishte asnjë mjet mbrojtës.

Ai thotë se ka hyrë pa kundragaz dhe i ka nxjerrë dajë e nip, ndërsa më tej, rreth një orë më pas, sipas dëshmisë së tij, ka mbërritur policia dhe ambulanca. Siç ai tregon, zjarrfikësja nuk kishte pajisje me vete.

“Orën nuk e mbaj mend. Di që kam ndenjur këtu duke u lutur, ejani të hyjmë t’i nxjerrim. Ndenjëm 40 minuta, erdhi shteti. Ishin punonjësit pa kundragaz, policia pa mjete.

Ata ndenjën 2 orë e gjysëm, aty brenda. Mbasi nuk hyri dot as policia dhe as zjarrfikësja hyra unë i nxora unë. Pa kundragaz, pa asgjëë. 3 minuta punë.

Do kishin shpëtuar. Nuk i njihja, më thanë që ishte shteti. Hyra dhe nxorra të vdekurit. Janë nip dhe dajë. S’kishin shenja jete hiç. Nuk kam parë më gjë, as gjeneratorin, asgjë”, tregon deshmitari.

 

Në njoftimin e saj paraprak policia jep një tjetër version: “Menjëherë në vendngjarje janë nisur dhe kanë mbërritur shërbimi policor, shërbimi zjarrfikës dhe ambulanca, ku u bë e mundur nxjerrja e trupave të tyre, pa shenja jete.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

TE TJERA

spot_img