SHKODËR, LËVIZJE DREJTORËSH, PRITEN SËRISH NDRYSHIME

Drejtoritë rajonale në Shkodër janë përfshirë nga disa ndryshime ndërsa disa të tjera po ashtu pritet që në ditët në vijim të kenë lëvizje. Kështu ndryshimet kanë nisur nga drejtoria rajonale e doganave në Shkodër.

Në këtë mënyrë drejtori i ri i doganave është Bardhyl Dervishi. Më përpara ka qenë drejtor në pikën kufitare të Bllatës në Dibër ndërsa tani vjen me detyrën e re në Shkodër.

Dervishi ka zëvendësuar në atë post Teuta Qytezën e cila ishte me delegim kompetencash si drejtuese ndërsa tani do të ketë rolin e specialistes në drejtorinë e doganave.

Një ndryshim ka edhe në doganën e Muriqanin sepse Elvis Dervishi që ishte deri më tani është transferuar në Bllatë të Dibrës ndërsa në vend të tij ka ardhur Laert Sulo.

Ky i fundit ishte drejtues në doganën e Kakavijës. Dogana nuk është e vetmja drejtori sepse ndryshime drejtorësh mund të ketë edhe në disa institucione të tjera në Shkodër.

Kështu sipas burimeve një ndryshim pritet tek drejtoria e patentave, hetimi tatimor, ajo e hipotekës, ALUIZNI, spitali rajonal ndërsa nuk përjashtohet edhe ndonjë lëvizje tjetër surprizë në drejtori të tjera.

Një pjesë e ndryshimeve që priten sipas burimeve janë kërkuar edhe nga vetë baza e partisë socialiste të Shkodrës. Pakënaqësitë nuk lidhen vetëm me vendet e punës por edhe me qasjen ndaj tyre në dhënien e shërbimeve.

Përveç kësaj në mes është edhe lufta politike brenda së majtës për të qenë në rolin e drejtorit rajonal si dhe nganjëherë egoja për të patur influencën e duhur.

Po ashtu tashmë motorët janë më të ndezur se zakonisht duke ditur se fushata për zgjedhjet vendore të 2019-ës sa vjen e afrohet dhe partia socialiste kërkon të bëjë hapin e madh për të dalë fituese në bashkinë Shkodër, rezultat që nuk e ka arritur asnjëherë pas viteve ’90.

Sipas burimeve pakënaqësitë tek PS-ja e Shkodrës vijnë edhe për shkak të një numri të lartë të drejtorëve jo vetëm të komanduar por që edhe nuk kanë asnjë lidhje me këtë qytet, gjë e cila nuk ndodh askund tjetër njësoj si në Shkodër.

/STAR PLUS/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...