Blogerja: Vajzat shqiptare mbipeshë torturohen që të mos hanë ushqim, nga Plus Size kalojnë në anoreksi

“Unë bëj trajtime online pasi shumë vajza kanë probleme me shëndetin, nxjerrin ushqimin dhe kjo është më e keqja sepse shkakton probleme me stomakun. Shumë vajza presin veten, sepse nëse ndjejnë dhimbje diku do të rrinë pa ngrënë. E bëjnë veten që të ndjejnë dhimbje, torturojnë veten e tyre që të mos hanë ushqim.

Ka shumë nga këto raste që më vijnë në Instagram. Kjo është e tmerrshme dhe shumë vajza kanë kaluar nga të shëndetshme në anoreksike. Kohët e fundit më kanë ardhur shumë raste për të cilat më ka ardhur shumë keq. I kam takuar disa nga ato vajza për t’i dhënë më shumë ndihmë nga afër, sepse ato edhe kanë frikë të flasin me njerëzit e tyre, sepse mendojnë se i gjykojnë”, tregoi Koçia.

Ajo shtoi më tej se rrjetet sociale janë bërë të rëndësishme dhe se përmes tyre ajo ka zgjedhur të ndihmojë.

“Rrjetet sociale janë bërë shumë të rëndësishme në përditshmërinë tonë. Unë zgjodha të ndihmoj njerëzit dhe jo të kem thjeshtë një profil privat që të shfaq veten time.

E bëra që të jap një mesazh sa më të bukur, të postoj fotot e mia krejt natyrale, me celulitin që kam, apo edhe palat e barkut. Thuajse të gjithë të rinjtë janë në Instagram dhe kjo është një mundësi shumë e mirë qoftë edhe për të edukuar veten”, shtoi ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...