Djalin e Edi Ramës e acaron trafiku në Shqipëri

Djali e Kryeministrit Edi Rama, Greg Rama në Shqipërinë e vitit 2018, ai që e acaron më tepër është trafiku. Ndërsa ajo që i pëlqen më tepër është natyra shqiptare, ajo që ka mbetur e pa shkatërruar.

Në një intervistë për Vizion+, Greg Rama ka treguar mbi ekspozitën e tij të hapur së fundmi dhe marrëdhëniet me familjen.

 

Pjesë nga ntervista:

Greg përshëndetje urime dhe suksese! Një instalacion vërtet interesant! Sa kohë t’u desh që të punoje për këtë instalacion?

 

Ishte një punë që nuk e prisja të zgjaste kaq shumë. Ka zgjatur le të themi diku tek 4 muaj. Është bërë një punë intensive dhe të them të drejtën, jam me fat që përzgjodha Vladimir Myrtezaji si kurator. Jam me fat që ai e pranoi ta kuronte këtë vepër.

–Një ish pedagogu i aty?

Po, por jo vetëm , pasi Vladi ka një miqësi me babin tim pastaj u miqësuam edhe bashkë. Bashkëpunimi ishte shumë pozitiv. Baza e kësaj vepre është besimi. Unë pata besim tek ai, dhe ai tek unë dhe besoj se ja kemi dal.

-Sa beson Gregu?

Ku?

– Sa beson tek njerëzit?

Më shumë seç duhet.

 

-Tek zoti?

Plotësisht!

-Ku beson më shumë?

Besoj tek vetja ime.

-Shqipëria e 2018 për një të ri 28 vjeçar, si të duket?

Është pak komplekse.

–Çfarë të irriton më shumë në Shqipërinë e 2018?

Trafiku. E vetmja gjë për të cilën nuk më merr malli.

-Çfarë të gëzon më shumë në Shqipërinë e 2018?

 

Më pëlqen natyra e Shqipërisë, kemi natyrë të jashtëzakonshme, mendoj se jemi me shumë fat që e kemi këtë natyrë.

-Këto shigjeta që për fatin e mirë nuk më kapin, janë për në lule të ballit apo për prapa shpine?

I janë drejtuar armikut .hahahaha

-Në ekzpozitën tënde Edi Rama nuk ishte ndoshta edhe për shkak të angazhimeve politike. Je konsultuar me te ?

Ftesa e parë që kam çuar ka qenë per babin.

-E urren politikën?

Nuk kam asnjë urrejtje as ndaj politikës as ndaj atyre që merren me politikë. Sigurisht që është një profesion i vështirë që kërkon shumë sakrificë. Unë nuk merrem me politikë, por me aq sa kam kuptuar kërkon një angazhim të pandërprerë. Duhet të jesh gjithmonë i fokusuar dhe nuk është e lehtë.

 

-Do më tregosh pak për raportin me mamanë tënde ?

Mami është njeriu që dua më shumë në jetë!

-Do më tregosh dhe pak për marrëdhënien me Zahon?

E kam pikë të dobët! E kam pikë të dobët! Është një fat i madh që ai erdhi në jetë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...