SHKODRANËT PRO ZHVENDOSJES TË LOJËRAVE TË FATIT

Qytetarët e Shkodrës presin që një orë e më parë kazinotë të largohen nga qendrat e banuara ashtu siç mirëpresin uljen e numrit të basteve sportive. Kazinotë shprehen qytetarët janë një problem i madh social dhe sjellin dëme kryesisht tek të rinjtë të cilët lënë paratë e tyre duke patur më pas edhe pasoja të tjera.

Prania e kazinove në qendrat e banuara siç është për momentin ndikon drejtpërdrejtë sipas qytetarëve në shkatërrimin e familjeve tek çiftet e reja. Zhvendosja e tyre në periferi ku nuk ka banorë mund të ndikojë pozitivisht në uljen e numrit të atyre që i drejtohen kazinove. Ditët e fundit çështja e lojërave të fatit dhe basteve sportive është kthyer në një debat politik mes mazhorancës dhe opozitës.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj premtoi se pas 1 janarit 2019 të gjitha kazinotë do të zhvendosen në zona të pabanuara duke i hequr nga qendra e qyteteve ndërsa tha se do të ulet edhe numri i basteve sportive me vetëm 1 të tillë në 200 metër. Çdo ditë numri i çështjeve për divorc në gjykatën e Shkodrës është në rritje dhe një prej shkaqeve kryesore që çon të rinjtë tek kjo vendimarrje janë edhe problemet që sjell varësia tek lojërat e fatit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...