Avionët “Air Albania” me emra poetësh/ “Fluturon, fluturon Lasgushi, Migjeni dhe Noli”

“Lasgush Poradeci” është ulur sot në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas. Avioni i parë i kompanisë shqiptare të fluturimeve, Air Albania mban emrin e shkrimtarit shqiptar. Kryeministri Rama tha sot se të gjithë avionët e kësaj linje do të mbajnë emrat e poetëve shqiptarë.

 

“Për ne që jemi të këtij vendi, shqiponja është gjëja e parë që mendojmë sapo mendojmë për fluturimin. Zgjodhëm që shqiponjave tona t’u vëmë emrat e poetëve tanë. I pari është Lasgushi, tjetri është Migjeni, ambicia jonë është që të çojmë nga Tirana në

New York imzot Nolin.. Me kompaninë kombëtarë te fluturimit ne kemi nisur rrugën ndërlidhëse me Evropën, por edhe më tej. Sot falë “Air Albania”

ne mund të fluturojmë. Nuk e di si do përkthehet kjo për miqtë tanë, por duhet të fluturojmë me këmbë në tokë”, tha Rama.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...