“STACIONI HEKURUDHOR SHKODËR” I LËNË NË HARRESË

Salla pritje të zbrazura, te gjitha pjesët e brendshme e të jashtme të amortizuara. Dikur kjo godinë ishte destinacioni I parë dhe I fundit I udhetarëve. Këto të fundit gjenin rehati të ulur në stola të cilët sot kushedi ku kanë përfunduar.

Nje godinë kaq e madhe e cila sot është e rrethuar nga myku dhe pluhuri dikur ofronte per udhetarët mensë bar kafe duke marrë parasysh ushetimet e gjata që përshkonte qytetari në mënyre që këtij të fundit mos ti mungojë asgjë.

Gjallëria që ishte dikur është zhdukur tashmë, vajtje- ardhjet e zhurmshme të qindra udhetarëve , kanë mbetur vetëm kujtime të së kaluarës. Ndërkohë punjonjësit e “Stacionit Hekurudhor Shkodër” kërkojnë nga qeveria investime. Është për të ardhur keq sesi në këtë godinë të ndërtuar që nga koha e mbretit Zog nuk është kryer anjëherë ndërhyrje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...