Mjekët japin alarmin: Kujdes me përdorimin e facoletave të lagura!

Nuk e imagjinojmë dot jetën pa to (kush ka beba në sh)pi). I kemi në shtëpi, në çantën tonë, kudo që shkojmë pasi pastrojmë zonën intime të bebave tanë. Por mjekët paralajmërojnë për një kimikat të quajtur methylisothiazolinone.

Studimi u bë nga Mary Wu Chang, profesor në dermatologji dhe pediatri nga University of Connecticut School of Medicine. Studimi tregoi për rreziqet e fshehura të përdorimit të facoletave të lagura, pasi konkluduan në reaksione të ndryshme tek fëmijët që i përdornin rregullisht.

Dr. Wu Chang në raportimin në CBS News, gjeti se kimikati methylisothiazolinone (MI) shkakton alergji në lëkurë. Në 25 tetor 2016, HealthEternally.com publikoi një artikull mbi rrezikun e tyre. Methylisothiazolinone gjendet edhe në shumë shampoo, sapunë etj. Artikulli u publikua edhe në Medical journal Pediatrics, me emrin (“Six Children with Allergic Contact Dermatitis to Methylisothiazolinone in wet wipes”).

Për këtë, pediatrit sot rekomandojnë pastrimin e fëmijës me ujë, por të bëhemi realistë, jo gjithmonë mundemi dhe patjetër që facoletat e lagura të jenë me ne.

Si ja bëj unë? Ble gjithmone me të lirat. Gjithmonë, para se të pastroni bebin tuaj, nxirrini dhe shpëlajini me ujë të ngrohtë. Ato do të nxjerrin një ‘shkumë’. Kështu jemi paksa më të sigurtë për shëndetin e lëkurës se bebit tuaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...