Hoxha: Gratë që nuk bëjnë seks me burrin…

Një hoxhë në Australi ka deklaruar se është mëkat nëse gruaja refuzon bashkëshortin për të bërë seks. Nassim Abdi, gjatë predimikimit në një xhami në Sidnei, tha se gruaja do të jetë e mallkuar nëse ajo refuzon pa arsye që të kryejë marrëdhënie me burrin e saj.

“Nëse bashkëshorti i kërkon që të qëndrojnë në momente intime dhe nëse gruaja nuk ka arsye legjitime për të refuzuar, atëherë duhet t’i përgjigjet kërkesës së burrit. Nëse refuzon, atëherë ka kryer një mëkat të madh. Nëse burri e kërkon në shtrat bashkëshorten dhe ajo e refuzon, atëherë engjëjt do ta mallkojnë atë deri sa të zgjohet”, tha ai.

Abdi predikon një version fondamentalist të Islamit Salafist të Arabisë Saudite, që mbron gjithashtu ligjin e Sheriatit. Pas këtyre deklaratave, kanë shprehur shqetësim feministët dhe Prokurori i Përgjithshëm. Ndërsa një profesoreshë në Universitetin e Macquarie, e cilësoi predikimin e hoxhës si gjuhë urrejtje.

“Ky fjalim duhet të hetohet. Unë besoj në lirinë e fjalës, por besoj edhe në kufijtë e lirisë së fjalës. Në këtë vend është kundër ligjit teoria që hoxha po mbron. Kjo është një formë e gjuhës së urrejtjes”, tha ajo. Një tjetër akademik, profesor Lumby u shpreh se predikimi i hoxhës Abdi mund të inkurajojë burrat myslimanë për të kryer dhunë në familje. Prokurori i Përgjithshëm tha se këto deklarata janë objekt i punës së policisë.

“Seksi jo me dëshirën e të dy partnerëve është një krim i rëndë dhe duhet të raportohet në polici. Respekti për të gjitha gratë është një vlerë thelbësore për shoqërinë australiane. Pikëpamjet e shprehura nga ky predikues janë të neveritshme”, deklaroi Prokurori i Përgjithshëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...