Dita që i ndryshoi jetën shqiptarit që u bë hero në Francë

Shtetasi kosovar Florim Shehu, i cili u kthye në hero pasi shpëtoi nga mbytja në muajin qershor dy familjet fqinje, i është ofruar leja e qëndrimit për një vit.

33-vjeçari shqiptar, i diplomuar për bodybuilter, përveç lejes së qëndrimit mori një çek nga Bashkia, mjaftueshëm për të blerë një makinë pasi ai e la tijën që t’ja merrte rrjedha.

Shehu shpëtoi gjashtë persona gjatë rritjes së nivelit të ujit që përfshinë rajonin e Mayenne-s gjatë fundjavës që lamë pas.

Në fillim, ai u kujdes për fqinjin dhe dy fëmijët të tij të cilët ishin të bllokuar në banesën e tyre për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Ai i mori dhe i strehoi në apartamentin e tij një kat më lart.

Më pas Florimi shkoi të ndihmonte dhe fqinjët e tjerë, një çift ukrainas dhe vajzën e tyre.

Banesa e tyre ishte e mbushur me ujë, dera ishte e mbyllur dhe për këtë arsye duhej të dilnin prej dritares.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...