A po ta merr edhe ty me miza?

ishim kujtuar se mizat ikin me vapën e gushtin, por paska qenë rrenë. Një grumbull mizash u shfaqën si re e stërmadhe e zezë mbi qiellin e Tiranës dhe Durrësit dhe fill pas pak u shpërndanë nëpër shtëpi.

Dje, sapo u hapën dyert e dritaret për t’u ajrosur dhomat, mizat fluturuan vrap te televizori.

Se nga gjetën ca vrima dhe me t’u takuar spina me prizën, miza të kapura për dore u shfaqën në ekran. Kishin ngrënë fytyrat e gazetarëve, këngëtarëve dhe reklamuesve të mëngjesit. Tundeshin në ekran pa bërë zhurmë, gjë prej gjëje nuk shikoje. Prindër të alarmuar zgjuan fëmijët nga gjumi që t’i ndihmojnë, ata që i patën larg i telefonuan, dikush i bëri zë fqinjit.

“Mor burrë a po ta merr dhe ty me miza?“…Kudo dëgjohej për këtë pushtim insektesh. Mbasditja i zbehu retë e mizave.

Një locion shfarosës i mizave, i quajtur dekoder po shitej nëpër dyqane. O burraaaaaaaaa…të gjithë në radhë për dekoderin, akoma sa nuk na kanë hyrë mizat në frigoriferët bosh!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...