Shqiptarët duan të ikin si në vitin 1990, ja ç’po ndodh tek ambasada e Gjermanisë

Nëse sot do të hapësh dyert dhe t’u ofrosh azil qytetarëve shqiptarë pjesa dërrmuese e tyre është e sigurt që do të ikin. Tregues i këtij konkluzioni është numri i lartë i azilkërkuesve në Europë nga shqiptarët që krahasohen me sirianët e dalë nga lufta, numri i lartë i aplikantëve për lotarinë amerikane prej 367 mijë shqiptarët që kërkonin të largoheshin nga vendi si pasojë e varfërisë së madhe dhe çfarë është më

kryesorja vrasjes së shpresës për një të ardhme të mirë. Veç kësaj çdo ditë ambasadat e vendeve perëndimore mësyhen nga mijëra shqiptarë në kërkim të një kontrate pune.

Ky është realitet i prekshëm po të kalosh çdo ditë në rrugën e ambasadave dhe kjo konfirmohet dhe nga deputeti i PD, Bardh Spahia tek i cili vjen një denoncim nga një qytetar. Në statusin e tij në FB z.Spahia shkruan: – ”Shqiptaret mësyjnë dyert e ambasadave me synimin e vetëm: te lënë Shqipërinë. Tek ambasada Gjermane rikthehen radhët e gjata, këto pamje menduam se i kishim lënë pas:.

Ndërsa ky është mesazhi i mëposhtëm nga një qytetar për deputetin e PD ku shkruan; “Z.Bardhi tregoji pak kësaj qeveris se çfarë behet tek ambasada gjermane. Thuaji Rames hajde pak nga kjo rruge e shiko realitetin e vërtetë te popullit.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...