SHKODËR, LIBRI MË I FUNDIT ME TITULL “NË TWITTER ME ZOTIN”

Libri më i fundit në Shkodër vjen me titull “Në Twitter me Zotin”, i shkruar nga kleriku katolik, holandezi, At Michel Remery.

Një kontribut të veçantë në shkrimin e këtij libri kanë dhënë edhe të rinjtë, të cilët kanë punuar së bashku me klerikun katolik për t’i dhënë përgjigje pyetjeve të ndryshme në lidhje me jetën, fenë dhe Zotin. At Michel Remery tregon për se si filloj shkrimi i librit “Në Twitter me Zotin”.

“Shkrimi i librit filloj ne Perch të Hollandës, kur po punoja me një grup të rinjsh. Ata kishin shumë pyetje dhe në vend që thjesht t’i përgjigjesha zgjodha që t’i gjeja përgjigjet bashkë me ta.

Dhe rezultati është një libër me 200 pyetje dhe përgjigje, të cilat të rinjt po pyesnin. Çdokush që e merr këtë libër ta lexojë thotë që unë kam të njejtat pyetje gjithashtu. Si mund të gjejë një mënyrë që të shpreh veten timë me anë të fesë ose si mund të gjejë më shumë informacion rreth fesë? Libri është një përgjigje e këtyre pyetjeve.”

Përgjigjet janë dhënë duke u bazuar në këndvështime të ndryshme mbi jetën.

“Ajo çfarë ne jemi përpjekur të bëjmë është të sjellim së bashku të gjitha këndvështrimet e jetës dhe duke vëzhguar tema specifike si përshembull të shkencës, ose ndoshta edhe inxhinierin, ekzaminimet mjeksore, për të kuptuar sa i mahnitshëm është krijimi dhe si përfundim për të bërë lidhjen e tij me Zotin”.

Libri është përkthyer në disa gjuhë të ndryshme.

“Tashmë libri është i përkthyer në 20 gjuhë. Ju mund ta gjeni atë në gjermanisht, anglisht, në gjuhën koreane, po punomë për ta përkthyer në gjuhën vietnameze, dhe së fundmi është përkthyer në gjuhën shqipe. Unë ndihem shumë i lumtur që ne mund të ndihmojmë njerëzit që të bëjnë pyetje rreth fesë por gjithashtu edhe të marrin përgjigjet e tyre.”

Informacione dhe materiale rreth librit ka edhe në rrjetet sociale ashtu siç edhe për autorin e kësaj vepre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...