Doni të gatuani fritatë me domate dhe borzilok/ Ja receta

Fritata është një pjatë që të nderon gjithmonë. Edhe kur je shumë vonë për të bërë drekën ose darkën, rrih disa vezë, pak kripë, një dorë parmixhano të grirë, ca ingredientë të tjerë dhe erëza dhe ja tek kënaqët gjithë familjen.

Sot do t’ju mësojmë fritatën me domate dhe borzilok. Shoqërohet shumë mirë me një sallatë me mashurka fagiolini.

Përbërësit:

6 vezë

200 gr domate pomodorini në formë gjatësore

6 gr borzilok

40 gr qepë të kuqe

50 gr parmixhano reggiano i grirë

¾ lugë e vogël piper i ëmbël

kripë e imët

vaj ulliri ekstra i virgjër

Përgatitja:

Prisni qepën në feta të holla. Lani dhe thani pomadorinit dhe pritini më katërsh. Në një tas hidhni vezët dhe rrihini me rrahëse.

Tek vezët shtoni parmixhanon e grirë, kripën dhe piperin e ëmbël.

Përziejini edhe pak përbërësit, shtoni domatet e prera, qepën e prerë në feta dhe gjethet e pastruara të borzilokut.

Vazhdoni përzierjen derisa përbërësit të jenë unifrom, nxehni pak vaj në një tigan jongjitës dhe kur të jetë nxehur mirë, shtoni përbërjen, mbulojeni me kapak dhe lëreni për 10 minuta në zjarr të moderuar. Pastaj me ndihmën e kapakut ose të një pjate, kthejeni në anën tjetër. Vazhdoni gatimin e dhe për 5 minuta.

Shërbejeni të ngrohtë fritatën me domate dhe borzilok.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...