SHKODËR, INFERMIERËT VAZHDOJNË BRAKTISJEN

Spitali rajonal i Shkodrës rrezikon të përballet me problemin e mungesave të mëdha në numrin e mjekëvë. Mjekët dhe studentët e degës infermieri pas diplomimit largohen nga vendi për të punuar jashtë shtetit.

Shtete të fuqishme si Gjermania, apo tashmë edhe Anglia ofrojnë vende pune dhe dita ditës bëjnë lehtësira në procesin e pranimit dhe pajisjen e shtetasve të huaj me kontrata pune. Kjo ka sjellur edhe rritjen me 20% në numrin e kërkuesve të degës infermieri.

Shefi i departamentit të degës infermieri Emiljano Pjetri thotë se nga janari i këtij viti 97 studentë të diplomuar kanë nënshkruar kontrata për të punuar jashtë.

Pjetri tha se problematikë të madhe përbën largimi i studentëve me rezultate të larta.

Nëse mjekët dhe studentët e diplomuar vazhdojnë të largohen nga vendi për të punuar jashtë shtetit, spitali rajonal Shkoder do të ketë mungesa të mëdha në numrin e mjekëve, kjo e shoqëruar gjithashtu edhe me probleme për nga ana profesionale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...