NJERËZIT E NËNVLERËSOJNË HIGJENËN E GOJËS

Dhëmbët si pjesë e rëndësishme e buzëqeshjes në tërësi, kërkojnë kujdes të domosdoshëm dhe të vazhdueshëm. Fatkeqësisht konstatohet, se njerzit i nënvlerësojnë këto aspekte gjatë jetës së tyre të përditëshme.

Stomatologu Artur Comollari thotë se qytetarët Shkodranë janë të pakujdesshëm për shëndetin oral duke pastur ende një ndërgjegjësim të ulët të tyre.

Comollari na tregon se shkaktarët që ndikojnë në prishjen e dhëmëve janë disa, ku nuk e përjashton edhe ujin e pijshëm për të cilin ai thotë se Shkodra e ka gelqeror dhe rreziku për prishjen e dhëmbëve është më i lartë.

Larja e dhëmbëve duhet të kryhet rregullisht, pas cdo vakti ndërsa përdorimi i fillit dentar ndihmon në shëndetin e dhëmbëve.

Eksperiencat tregojnë se pastrimi dhe larja e gojës e në veçanti larja e dhëmbëve me furçë, duhet të bëhen mbas ngrënies së ushqimeve.

Ushqyerja me dietë të shëndetshme dhe evitimi i ushqimeve dhe lëngjet me përmbajtje të madhe sheqeri, kanë rëndësi në ruajtjen e cilësisë së gojës dhe dhëmbëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...