Facebook investon 1 miliard dollarë në Singapor

Facebook rrjeti më i përdorur social duket se së fundmi ka vendosur që të bëjë një investim të madh në Singapor. Në njoftimin më të fundit nga vetë kompnia bëhet me dijse se do të investohen 1,02 miliard dollarë për qendrën e ruajtjes së të dhënave në Singapor, i cili do të jetë i pari i kësaj kompanie në Azi dhe i 15-ti në botë.

Rryma për qendrën, e cila pritet të nisë punën rreth vitit 2022 do të sigurohet nga energjia e ripërtërirë, ndërsa objekti do t’i përshtatet klimës tropikale në Singapor.

Aty do të vendosen serverët e gjigantit teknologjik amerikan dhe shërbimet e tij teknike, tha për media Thomas Farlong, nënpresident i Facebookut për të dhëna të qendrës.

Objekti prej 170.000 metrave katrorë do të ketë 11 kate dhe do të jetë i projektuar që të jetë rezistues ndaj temperaturave të larta në Singapor me sistemin e ri të ftohjes, i cili përdorë ujë dhe jo ajër, dhe do të adaptohet ndaj lagështirës.

Facebook filloi të merrte pjesë në zhvillimin e infrastrukturës së vet, në mënyrë që të përshtatej më mirë me nevojat dhe për të rritur sigurinë e të dhënave.

Gjithashtu, Google ndërtoi dy qendra të të dhënave në Singapor dhe sapo ka njoftuar se po planifikon të ndërtojë edhe qendrën e tretë, me një investim total prej 850 milionë dollarë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...