Vetëm protestat radikale të variantit “Kukësi” e ndalin Edi Ramën

Analisti Fatos Lubonja duke folur në News 24 tha se “kjo qeveri ndalet vetëm me radikalizëm, kur vjen puna për çështje si ajo e Teatrit”. Me kapjen e institucioneve nga bandat, Lubonja thotë se veprimet radikale si varianti “Kukësi” janë e vetmja zgjidhje kundrejt vendimeve të Ramës.

“Hipoteza më optimiste do të ishte që Ruçi, ka kuptuar që Rilindasit kanë shkuar shumë larg në paturpësinë për të shkelur ligjet, që dëmton kështu të gjithë mazhorancën dhe kërkon me aq sa ka në fuqi, të frenojë.

Por nga ana tjetër mund të shohim demagogjinë e zakonshme kur qeveria bën thirrje për dialog, duke i thënë opozitës se je e mirëpritur. Janë dy versione. I dyti është më i besueshëm se i pari.

Kemi shumë çështje me rëndësi, por mos harrojmë krimin e përhapur në të gjithë vendin,” tha Lubonja.

Më tej shton: “Kjo mazhorancë me një kryeministër si Edi Rama ka treguar se nuk gjen rrugë tjetër për të ndryshuar mendim, përveç presionet si varianti “Kukësi” apo presion i fortë nga ndërkombëtarët. Tani ka kapur institucionet, ka dhe bandat mbrapa. Problemi është sa i ka opozita këto deklarata serioze. Duhet aksion radikal nga opozita”.

“Legjitimitetin opozita e fiton nga zullumet e qeverisë. Është problem i madh se vendi nuk nxjerr forca të shëndosha

LSI flet për zgjerim të frontit opozitar, kalim edhe të socialistëve të pakënaqur. Nuk ka ndodhur gjë deri më sot. Kryemadhi aludoi për kaos brenda e jashtë parlamentit.

Mekanizmi është ta lësh mazhorancën në minorancë, t’i marrësh deputetët me mendim ndryshe. Dihet që po vazhdoi kjo rrugë, do vijë një moment që kriza e madhe të bëjë që t’i lihet faji të mëdhenjve dhe ata t’i largohen trenit të Ramës.

Ka një pakënaqësi në rritje ndaj kësaj qeverie. Njerëzve po u përkeqësohet cilësia e jetës. Edhe pse Veliaj po bën ca rrugë për biçikletat, po një miku im holandez tha një tmerr, një kaos i paparë”, u shpreh analisti dhe publicisti i njohur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...