Ja kush eshte shqiptari qe garon per zgjedhjet lokalet ne Belgjike

32-vjeçari shqiptar Ermal Ndini, është një nga kandidatët në garë për zgjedhjet lokale në Belgjikë. Ai ka vendosur të konkurrojë në Eupen me listën e tij, e cila jo domosdoshmërisht duhet të përfshijë 25 kandidatë.

Ndini po e kërkon votën te njerëzit që nuk ndihen të lidhur me tre fraksionet e shumicës së sotme apo opozitën e CSP. Ndini nuk ka pasur lidhje me partitë e themeluara në Eupen, prandaj vendosi të krijojë listën e tij.

Megjithatë, nuk do të jetë një listë e plotë, thotë Ndini: “Unë ende po kërkoj për aktivistë të përshtatshëm dhe të rinj që janë entuziastë për politikën lokale. Sigurisht, një parakusht është që njerëzit të mos jenë partizanë”.

32-vjeçari dëshiron të krijojë diçka të re, që të dërgojë impulse të reja dhe krijuese në politikë. Shqiptari garon me një listë të pavarur, ndërkohë që të tjerët kanë pas tyre aparate partiake dhe rrjete të caktuara.

Sidoqoftë ai është optimist. “Ekipi duhet të jetë serioz, i aftë t’i përgjigjet shqetësimeve personale të njerëzve që jetojnë këtu, dhe të ndërtojë zgjidhje konstruktive”, tha ai.

Shteti ka shpallur luftë ndaj qytetarëve të vet, terror i paprecedentë ndaj banorëve

Deputeti i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia, ka qenë sot pranë banorëve të Thethit, ku situata është tensionuar pas përplasjeve me policinë. Sipas...

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

Filmi “Taken”, ku Neeson luan rolin kryesor, dhe seriale si “Blacklist” apo “Bones” kanë përfshirë sekuenca ku shqiptarët përshkruhen si rrëmbyes, trafikantë apo terroristë. Për...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shteti ka shpallur luftë ndaj qytetarëve të vet, terror i paprecedentë ndaj banorëve

Deputeti i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia, ka...

Pamje tronditëse: Thethi blindohet si në luftë në kulmin e sezonit turistik

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT)...

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

Filmi “Taken”, ku Neeson luan rolin kryesor, dhe seriale...