BURGU I REÇIT DHURON GJAK PËR TALASEMIKËT

Punonjësit e burgut të Reçit në Malësi të Madhe janë bërë pjesë e dhurimit të gjakut këtë të hënë. Me një bashkëpunim mes Drejtorisë së Shëndetit Publik në Malësi të Madhe dhe Kryqit të Kuq Shqiptar,

një numër i konsiderueshëm punonjësish të këtij institucioni u treguan të gatshëm për t’u ardhur në ndihmë të gjithë fëmijëve me talasemi. Për drejtorin e këtij institucioni, Gëzim Selimi, kapaciteti i dhurimit është më shumë se nevoja e shfaqur.

Përtej misionit fillestar, planet e bashkëpunimit, sipas Selimit, duhet të zgjerohen edhe në nisma të tjera. Dhurimi I gjakut është njëri prej tyre, ndërsa në vijim synohet bashkëpunim i frytshëm edhe me aktivitete kulturore e më gjerë.

Burgu i Reçit është inauguruar vetëm pak javë më parë, ndërsa kapaciteti maksimal i tij është deri në 700 të dënuar. Nga momenti në moment pritet që të vijnë edhe të burgosurit e parë. Investimi është kryer me një pjesë të fondeve të financuara nga Bashkimi Evropian.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...