Shofer si e ke emnin?

Nga Nebih Bushaj

Po shkosha per Tiranë prej Shkodret, me nji prej atyne 5-6 vendshave që e bajnë rrugen pa liçencë. Edhe pse qeveria i ka luftu bajagi vitet e fundit, ata prapë vazhdojnë ta bajnë kët rrugë, megjithse në numër ma t’vogël, e padyshim t’u rreziku gjoba t’majme. (ishalla s’i shkon n’vesh qeverisë ky muhabet se i fika njerzit, po i la pa punë).

 

E si ata që s’kanë ça bajnë për nja dy orë, si me kenë t’lidhun, bisedume lloj-lloj temash. Politikë po, ekonomi po, aktualitet, e deri edhe te gjana personale. Na doli punë edhe me aftësinë e hebrenjve n’fusha t’ndryshme, sidomos n’financa.

 

Unë ndërkohë po mundohesha me shiju peizazhin. Malet tona janë t’bukura, sidomos n’Lezhë që afrohen e afrohen po nuk takohen, i lajnë rrugë Drinit me shku n’punë t’vet. Por, ato male t’bukra i shef njeri veç me intervale përgjatë asaj rrugë. Nuk t’lejojnë ndërtimet e bame përgjatë pothuj krejt rrugës.

 

Po shifsha sesi nji prej rrugëve kryesore kombtare asht shndërru në nji farë katundit linear, ngjashëm me qytetet lineare që Arturo Soria propozonte para nja dy shekujsh. Po ktu si gjithçka pa plan, pa lidhje, pa identitet e pa kurrgja. Po mendosha sesi do t’ishte zhvillu kjo pjesë e vendit “në nji jetë tjetër”.

 

Rruga me mbikalime. Aty-ktu fshatna (me shpija afër, jot shpërnda si shasma çiftet), qyteza e qytete që u kalon skiç. Jo lopë, e as njerz që kpusin rrugën, prej hallit n’fakt se s’kanë ka ia mbajnë. E mandej erdha n’vedi, kur mu kujtu se n’at farë jetet s’do t’kishim kenë tu udhëtu n’at farë mënyret po me trena, ose t’paktën me autobusë që nuk ndalen vend e pa vend edhe e bajnë rrugen në orare t’arsyeshme.

 

Aty afër mbikalimit (i ndejta n’qafë pak kësaj jete, se i kena ba do mbikalime aty-ktu) t’Milotit fillojnë e shfaqen policë edhe shoferi frikësohet nji moment. Por, kishin kenë shoqnus të nji kolonet makinash, me siguri t’kryeministrit malazez që po u kthete prej Durrësit.

– Asht ba puna keq, tha shoferi, s’janë tu na lanë me punu. Nji ditë kanë ndalë nji shok temin. E kanë pyet: pse ban transport t’paliçencum? Ky i shkreti ka deklaru se janë shokë e miq. Mandej polici ka pyet nji prej pasagjerëve: si e ka emnin shoferi? Pasagjeri ka mbetë. N’at moment e ndërpreva shoferin. – Urdhno, ma ktheu.

 

– Si e ke emnin mor burrë?, e pyeta, t’jena t’përgatitun.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...