SHKODËR, SKANDAL MJEDISOR NË SHTRATIN E KIRIT

Kjo është situata në shtratin e Lumit Kir dhe në brigjet e tij.Këto pamje janë vërtet skandaloze ku materialet inerte i kanë zënë vendin lumit.

Gjendja paraqitet kritike, ndërsa institucionet përgjegjëse janë dorëzuar përballë këtij fenomeni duke e humbur betejën me mbeturinat.Pamjet që shikoni nuk kanë nevojë për koment.

Persona jo të përgjegjshëm vazhdojnë të hedhin një numër të madh të tilla materialesh, duke i ndotur edhe më shumë brigjet e këtij lumi, sidomos përgjatë natës.E gjithë kjo vjen si pasojë e mungesës së një vend-grumbullimi të materialeve inerte.

Në jo pak raste ka patur edhe premtime se të gjithë ata që do të guxojnë të hedhin inerte në shtratin e Kirit do të përballen me forcën e ligjit, megjithatë, siç mund t’a shohim edhe përmes pamjeve tona, kjo gjë vijon të jetë prezente .

Në fillim inertet u shfaqën në afërsi të Varrezave të Dëshmorëvë ndërkohë që fenomeni po merre përmasa gjigande, ku këto inerte kohët e fundit po hidhen edhe në këtë zonë e cila ndodhet mes fshatit Kuc dhe lagjes Ajasem.

Brigjet e lumenjve vazhdojnë që të dëmtohen pa kriter duke shkaktuar një masaker të vërtetë mjedisore.Në të njëjtën kohë nuk dihet ende se deri kur kjo situatë e papranueshme do të vijojë të jetë në këtë gjendje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...