MALËSI E MADHE, ZJARRFIKËSET PO JAPIN “SHPIRT”

Periudha e një viti më parë krijoi një situatë të pazakontë sa i përket zjarrvënieve të qëllimshme në Malësinë e Madhe.

Edhe pse në kushte të vështira zjarrfikësit bënë një punë të mirë në menaxhimin e situatës edhe pse mjetet e tyre mezi qëndrojnë në këmbë.

Ky repart i ka mjetet e amortizuara ku bashkia në fakt është e pafuqishme të blejë automjete për shkak të mungesës ë fondeve.Ndaj ka mbetur që pushteti vendor të kthejë sytë nga qeveria apo nga donatorët e huaj.

Shërbimi zjarrfikës është lënë në mëshirë të fatit me dy automjete të amortizuar, dy jashtë funksionit dhe pa asnjë fond nga bashkia për të blerë pajisje të domosdoshme që shërbejnë në shuarjen e zjarrit.

Pamjet tregojnë qartë se këto mjete mezi mbahen në këmbë.Kjo zonë njihet për pyjet e shumta , të cilat në shumë raste u përfshinë nga zjarret e vitit të kaluar.

Ky fakt bën që mjetet zjarrfikëse të mos jenë efikase për të vënë nën kontroll flakët në zonat pyjore, pasi në momentin kur vijnë zjarrfikëset zjarri ka marrë përmasa të mëdha.

Këtu çalojnë edhe masat parandaluese, pasi pushteti lokal që në varësi sipërfaqet pyjore e ka të mangët shërbimin pyjor, që mund të parandalojë zjarrin që në momentin e parë që shfaqet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...