Mjaft e ndaluat burrin të pijë, ja pse është e rëndësishme në një marrëdhënie

Jeta në çift gjithmonë karakterizohet me ulje ngritje të herë pas hershme për shumë arsye. Konfliktet në çift shpesh lidhen me problemet ekonomike apo për çështje të tjera familjare.

Sipas një studimi më të fundit është arritur në përfundim se çiftet që pinë së bashku janë më të lumtur.

Studimi është publikuar në Revistat e Gerontologjisë, ku hulumtuesit donin të shihnin nëse kishte lidhje midis të pirit dhe lumturisë martesore, veçanërisht në mesin e çifteve të vjetra. Gratë që raportuan se shoqëronin bashkëshortin dhe nuk e ndalonin të pinin alkool kishin treguar nivel më të lartë të lumturisë dhe një cilësi më të lartë të marrëdhënies.

Për ta parafrazuar këtë, në thelb zbuluan se nëse çiftet pinë së bashku në sasi të moderuar, ata janë më të lumtur. Por nëse vetëm njëri prej tyre konsumon alkool, përfundimet nuk janë të njëjta. Gjetjet e hulumtimit nënvizuan rëndësinë e të pirit në çift, transmeton living.al.

Për të kryer studimin, ata analizuan 4,864 pjesëmarrës të martuar për rreth 33 vjet. Dr. Kira Birditt foli për Reuters rreth studimit:

Studimi tregon se nuk bëhet fjalë për sasinë e alkoolit që konsumon, por për kohën cilësore që kalon me personin! Nuk na sugjerohet që njerëzit të pijnë më shumë ose të ndryshojnë mënyrën se si pijnë, por të kalojnë më shumë kohë bashkë sepse Birditt vazhdoi të spekulonte se bashkëshortët kanë një ndikim të fuqishëm mbi njëri-tjetrin, duke i dhënë idenë se nëse dikush do të ndalonte të pinte, tjetri duhet të ndalohjë absolutisht.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...