GOLEM, FSHATI QË “PËRMBYTET” NGA INERTET

Inertet e hedhura në tokë të cilat kanë bllokuar kanalin kullues kanë shkaktuar dëme tek rreth 250 banorë të fshatit Golem të njësisë Administrative Rrethina.

Në stinën e verës u duhet të përballen me aromen kundërmuese e ndërsa në stinën e dimrit e gjithë rruga mbushet plot ujë duke u bërë kështu e pakalueshme.

Banorët të shqetësuar tregojnë për situatën e padurueshme në të cilën jetojnë.Përveç ujit I cili arrin deri tek banesat inertet mund te kthehen ne rrezik epidemie.

Me të prekurit nga kjo situatë janë fëmijët të cilët u duhet të lëvizin cdo ditë për në shkollë. Prindërit e tyre japin alarmin se këtu duhet të kalosh me mbrojtëse higjienike.

Mjaft thirrje janë bërë ana e banoreve dhe premtime nga drejtuesve vendorë , ndërkohë situata vijon të mbetet pa zgjidhje.

Ndërkohë pak ditë më parë kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi u shpreh se cdo person që depoziton mbetje në tokë do të ndëshkohet

Mirepo mesa duket ky ligj do ende kohë që të gjeje zbatim tek ne.

Jo vetëm institucionet përgjegjëse nuk janë korrekte në zbatimin e këtij ligji por dhe qytetarët nuk ndërgjegjësohën rreth ketij fenomeni i cili është në dëm të të gjithëve .

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...