DRAFTI/ CENSUSI I RI NË 2020, KUSH GËNJEN DHE NUK E PLOTËSON GJOBË 100 MIJË LEKË

Censusi i ri i popullsisë së Shqipërisë do të bëhet në vitin 2020 dhe pritet të ofrojë të dhëna në disa fusha.

Drafti i ri me 20 pika që pret ‘Ok’ e Parlamentit, sipas të cilit të gjithë ata qytetarë që do t’i shmangen regjistrimit do të gjobiten me gjoba deri në 100 mijë lekë (të reja). Po ashtu do të gjobiten edhe ata që japin të dhëna të rreme në deklarimin e tyre.

“Të gjithë personat e rritur, me shtetësi shqiptare apo të huaj, si dhe personat pa shtetësi, me përjashtim të personelit diplomatik të akredituar në Shqipëri, të cilët në momentin e Censit po jetojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë,

janë të detyruar të japin informacionin e kërkuar në pyetësorët e Censit, në përputhje me pikën 2, shkronja “ç”, paragrafi “iii” i nenit 10 të këtij ligji.

2. Personat e përmendur në pikën 1 të këtij neni janë të detyruar të japin informacionin e kërkuar: a) në mënyrë të plotë; b) në mënyrë të saktë dhe të besueshme”,- thuhet në nenin katër të draftit.

Censusi i ri do të ofrojë numrin dhe shpërndarjen e popullsisë rezidente, po ashtu do të ofrojë strukturën demografike e karakteristikat e popullsisë.

“Censi synon t’u ofrojë Kuvendit, Qeverisë, njësive të qeverisjes vendore, organizatave ekonomike, shkencore dhe kulturore, si dhe gjithë shoqërisë civile të dhëna të besueshme statistikore,

të nevojshme për planifikimin dhe realizimin e politikave të përgjithshme të zhvillimit, për analizat private dhe publike të vendimmarrjes, për kërkime shkencore dhe, në përgjithësi, për përmirësimin e njohjes dhe të të kuptuarit nga shtetasit të realitetit demografik, ekonomik dhe shoqëror të vendit.

2. Censi ofron të dhëna për: a) numrin dhe shpërndarjen gjeografike të popullsisë rezidente; b) strukturën demografike dhe karakteristikat kryesore të popullsisë;

c) numrin, shpërndarjen gjeografike dhe strukturën e banesave dhe të ndërtesave, që përdoren për qëllime banimi; ç) kushtet e strehimit të popullsisë”,- sqarohet në draft.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...