Frikë, dyshime dhe përmbysje planesh; ç’do të ndodhë tani që Hëna e plotë është në shenjën e Peshqve

Duke filluar nga mesnata e mbrëmshme Hëna e plotë do të vendoset në shenjën e fundit të zodiakut, atë të Peshqve. Një kalim i tillë në prag të sezonit të ri, nuk mund të mos reflektohet edhe në shenjat e tjera. Por ndryshe nga ç’pritej, Hëna do të shtojë dyshimet tek te gjitha shenjat. Për më shumë lexoni si më poshtë:

Dashi: Për të lindurit në shenjën e Dashit, kalimi i Hënës së plotë në shenjën e Peshqve do të ngrejë shumë pikëpyetje, sidomos rreth sakrificave që keni bërë së fundmi. A ia kanë vlejtur vallë apo janë thjesht kohë e humbur? Kjo periudhë do t’ju ndihmojë gjithashtu të merrni disa vendime të rëndësishme. Mund të keni tek-tuk shpërthime rebelizmi. Mos u trembni, do të kalojnë.

 

Demi: Demi ka nevojë për shumë qetësi, në mënyrë që të vendosë se cilat do të jenë objektivat e tij për stinën e re. Ju presin shumë sprova përpara, të cilat nuk mund t’i kaloni sa hap e mbyll sytë. Merrni kohën që ju nevojitet.

 

Binjakët: Njëlloj si dy shenjat pararëndëse, edhe Binjakët do të gjenden në mes të një deti dyshimesh dhe hamendësimesh. Ka ardhur momenti të testoni nëse ndani të njëjta vlera me njerëzit që ju rrethojnë. A kanë ata të njëjtin guxim për të ndjekur ëndrrat dhe instiktet njëlloj si ju?

 

Gaforrja: Na ndajnë vetëm pak ditë nga shtatori, muaji i rikthimit në ritmin e përditshëm. Keni në mendje shumë projekte, por përpara se t’i finalizoni duhet të pyesni veten nëse po bëni atë që doni dhe duhet. Por jo vetëm kaq, bëni mirë të hetoni për njerëzit që do të punojnë me ju.

 

Luani: Për Luanin do të nisë një periudhë e begatë bashkëpunimesh sidomos në fushën profesionale. Ju pret një sezon relativisht i ngjeshur, ku do të njiheni me shumë njerëz të rinj. Mos ngurroni të shprehni mendimin tuaj në çdo kohë dhe të paraqisni idetë që keni. Vetëm në këtë mënyrë do të mund t’u tregoni se kush jeni.

 

Virgjëresha: Edhe Virgjëresha është në hapat e Luanit. Është në vigjilje të nënshkrimit të një kontrate shumë të rëndësishm që mund t’i japë hov, një karriere të re. Mblidhni të gjitha energjitë, entuziazmin dhe bëhuni gati për një fillim të shkëlqyer.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img