Cungu dhe Nexhipi në fije të perit, Gjici: Nëse nuk fitoni, i bëj të gjitha vetë!

Një skuadër që ëndërronte në Europë dhe e ndërtuar për të dominuar në kampionat.

Ky ishte projekti i Kukësit gjatë verës, por rrugës situata ka ndryshuar. Vetëm një pikë në dy ndeshjet e para të Kategorisë Superiore.

 

Barazim me Laçin si pritës në “Elbasan Arena” dhe së fundmi humbja në Vlorë me Flamurtarin.

 

Disfatë e përjetuar keq nga presidenti Safet Gjici, edhe prej marrëdhënieve të tensionuara me vlonjatët për çështjen “Kale”. Drejtuesi i Kukësit, i’u kthye mbledhjeve me tone të ashpra.

 

Kërkesa ishte e qartë: Zero fitore në dy ndeshje është një ecuri e papranueshme. Gjici e drejtoi gishtin nga lojtarët, të cilët ishin të gjithë të pranishëm në mbledhje, por mbi të gjitha nga trajneri Cungu dhe drejtori Nexhipi.

 

Mesazhi nuk lë vend për interpretime: “Fitorja është detyrim ndaj Tiranës, në të kundërt largohuni të gjithë”. Ndër të tjera, Gjici tha: “I bëj vetë, edhe trajnerin, edhe drejtorin!”.

 

Të gjithë janë në provë. Në fije të perit… Presidenti i Kukësit e ka treguar, se nuk e ka problem t’i largojë drejtuesit, edhe pse kampionati sapo ka nisur!/sport-ekspres/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...