IGJEUM: 4 QARQET QË RREZIKOHEN MË SHUMË NGA ZJARRET

Ditët e fundit, disa vatra zjarri ka pasur në qytete të ndryshme, duke nisur nga Tirana, si në banesa e objekte ashtu edhe në sipërfaqe pyjore.

Më i fundit ishte zjarri në pyllin e Semanit që angazhoi një numër të madh mjetesh e njerëzish për vënien nën kontroll të flakëve.

Por si paraqitet situata sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit?

IGJEUM njofton se janë katër qarqet më të rrezikuara nga zjarret: Fieri, Shkodra, Tirana dhe Lezha.

Po kështu IGJEUM njofton edhe për situatën meteorologjike duke treguar se gjatë ditës së nesërme mund të ketë reshje në disa zona të vendit.

Sot (e enjte, dt. 23) dhe nesër (e premte, dt. 24) pritet nivel “I MODERUAR” rreziku në të gjithë qarqet e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ndërmjet qarqeve me nivel “I MODERUAR”, qarqet Fier, Shkodër, Tiranë dhe Lezhë pritet të kenë rrezik më të lartë krahasuar me qarqet e tjerë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...