“Femra nuk është Karrige “

Fjori Hysa

“Ju them te uleni, uluni mbi mua…rehatohuni,qetësohuni,perkëdheluni,puthuni,shtrëngohuni,ne dashuri kafshërohuni…” ” Të më thyhen brinjët,kockat të më bëhen dru,ky legen të marrë fund e të mos ankohet nga shtrëngimi i dashurisë suaj,nuk do të shikoj e dëgjoj asgjë…” “Prit,mos u kthe,lakuriq do të mbetem nëse nuk do më blesh një palë rroba te hajrit.” “E njoh nderin po aq sa ju,dua si ju,

kam trup si tuajin(dy duar,dy kembë,një legen,një kraharor me më pak brinjë,diku marr frymë edhe me të thyera, një kokë e një shpatull që ju puth e ju përqafon në mbështetjen tuaj.” Nuk di të them; “Sa më Duan.”

Lutem kur më perdorni; “Mos me Përdhunoni.” Si njëri- tjetrin të më doni. Ju njerëz,ngrini zërin,dorën,nganjëherë edhe të dyja,kam parë të ngrihen me tërë forcën e trupit e të thonë :’Stop’. Në mua ulet kushdo, e unë s’po ju ndaloj,sepse dua edhe unë të njoh dashurinë e të them: “Uau, e provova atë ndjesi!” Jam romantike?

“Kam dashuruar edhe në shi !” “Kur ai që unë e lejoj të qëndrojë mbi mua,i dehur, vjen e më shkelmon,më thyen si një gjë e pavlerë.” “Çfarë ekziston dhe është e pavlerë?”

Ateherë, ‘strukem poshtë’,sikur te fshihem syresh dhe i pëshpëris vetes… : “Ndryshomëni emrin, Asnjë Femër nuk meriton të poshtërohet.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...