SHKODËR, VËMENDJA MBI TRASHËGIMINË KULTURORE

Vëmendja në sitet arkeologjike dhe trashëgimia kulturore ka qenë e shtuar përgjatë viteve të fundit, me synim promovimin e turizmit në vend. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Shkodër që në vitin 2017 ka hartuar projekte për restaurimin e një numri të konsiderueshëm monumentesh.

 

Kështu, sipas drejtores së këtij institucioni, Majlinda Laçaj, në 2017-ën ishte radha e Urës së Mesit, për të vijuar këtë vit me projekte të tjera. Ndërhyrje jo vetëm në Qarkun e Shkodrës, por edhe në qarqe të tjera ku DRKK ka përgjegjësi.

 

Përgjatë vitit 2019 DRKK pritet të përpilojë një listë për ndërhyrje emergjente, ndërsa përparësia do të jetë në ato vende ku interesi është më i madh.

 

Pak muaj më parë, në afërsi të Bushatit, pjesë e Bashkisë Vau Dejës doli në dritë një sit arkeologjik, i cili ka mahnitur arkeologët polakë dhe jo vetëm. Laçaj shprehet se këto rrënoja antike do të promovohen në mënyrë që në vitet në vazhdim të ketë turistë të shtuar.

Në tetë muajt e parë të vitit 2018, DRKK Shkodër raporton për shtim të konsiderueshëm të turistëve nëpër qendra historike. Pjesa më e madhe e turistëve që kanë interes t’i vizitojnë janë nga Evropa Veriore apo Qëndrore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...