31-vjeçarja lind fëmijën e 8-të: Duam 10 fëmijë (VIDEO)

Është një nga rastet e rralla sot në Shqipëri që një nënë 31-vjeçare të sjellë në jetë brenda 10 viteve tetë fëmijë. Lulije Abiu lindi djalin në kushte shtëpie dhe fëmija gëzon shëndet të plotë.

Ka qenë 21-vjeçe kur ka lindur djalin e parë dhe që prej asaj kohe asnjëherë nuk ka abortuar. Bashkëshorti i saj kërkon të ketë 10 fëmijë, ndaj ky çift nuk do të ndalet në numrin tetë.

Fëmijën e fundit e ka lindur në shtëpi dhe gruaja nuk ka pasur frikë nga ky proces. Në maternitetin e Lushnjes i është dhënë ndihma e menjëhershme dhe personeli mjeksor është habitur me lehtësinë e kësaj gruaje të re që solli në jetë fëmijën e tetë pa asnjë problem.

Lulija është nga Kukësi, kurse bashkëshorti i saj nga Dibra. Prej disa vitesh jetojnë në fshatin Mertish të Lushnjes. Kryefamiljari merret me blektori e ajo me bujqësi. Motrat dhe vëllezërit më të mëdhenj kujdesen për më të vegjelit. Lumturia më e madhe për këtë familje është shëndeti i fëmijëve. Asnjëhere ata nuk kanë pasur probleme serioze, pasi nëna të gjithë i ka ushqyer me qumësht gjiri.

ABC News

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...