NYJA E MILOTIT HAPET PËR QARKULLIMIN E MJETEVE

Nyja e Milotit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook
Në përshkrimin e videos, Rama ironizon se pamjet jane reale dhe jo 3d duke theksuar se vazhdon puna për rrugët dytësore deri në përfundimin e plotë të kësaj vepre.

 

“dhe me këto pamje (reale dhe jo 3d ?) të nyjes së re të Milotit, të hapur tashmë për qarkullimin e mjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e dendur të këtij sezoni turistik, ndërsa vazhdon puna për rrugët dytësore deri në përmbylljen e plotë të kësaj vepre, ju uroj një ditë të mbarë!

 

Punimet në nyjën e milotit, një investim prej 1.6 miliardë lekë, nisën rreth 1 muaj më parë, ndërsa përfundimi i plotë i veprës do të bëhet brenda 15 muajve. Projekti parashikon edhe rindërtimin e rrjetit të rrugëve dytësore duke zgjidhur shqetësimin e banorëve dhe bizneseve përreth, të cilët me investimin e ri kanë akses të plotë kalimi në përputhje me të gjitha rregullat dhe normat e qarkullimit rrugor.

 

Kjo vepër kishte vite që kishte filluar por punimet nuk ishin përfunduar.bëhet fjalë për një nga nyjet kryesore të trafikut në Shqipëri, pasi lidh rrugën e Kombit me aksin që shkon nga Tirana drejt Shkodrës.

Investimi i nisur parashikon të ndërtojë një rrugë me të gjitha standartet dhe elementet e sigurisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...