Njihuni me heroin e Tiranës në këto ditë gushti

Në një kohë që shumë prej qytetarëve i janë drejtuar zonave bregdetare për t’u freskuar, janë me dhjetëra efektivë të policisë Bashkiake të cilët punojnë nën temperaturat e larta të këtij gushti për mbarëvajtjen e punëve të qytetit.

Në një foto të publikuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj shihet një prej efektivëve të Policisë Bashkiake i cili ndihmon që të kalojë në anën tjetër të rrugës së Kavajës një person me aftësi të kufizuara.

Janë me dhjetëra raste të ngjashme me të cilat përballet Policia Bashkiake çdo ditë në punën e saj. Prej tre vitesh Policia Bashkiake i është nënshtruar një reformimi të thellë duke rikthyer besimin e qytetarëve tek ajo.

Ajo ka ndryshuar rrënjësisht, si sa i përket shërbimit që ofron, ashtu edhe në sjellje dhe mjetet që përdor, duke rritur ndjeshëm praninë e saj në terren dhe duke iu përgjigjur në kohë çdo shqetësimi apo ankese që vjen nga qytetarët.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...