Cigaret elektronike jane shume te demshme per shendetin, ja pse…

Një studim i fundit tregon se avulli i cigareve elektronike mund të dëmtojë qeliza jetike të sistemit imunitar, e për këtë arsye mund të jenë më të dëmshme nga sa mendohej më parë.

Sipas studiuesve, avulli i këtyre pajisjeve paaftëson qeliza të rëndësishme të sistemit imunitar në mushkëri, duke nxitur kështu inflamacionet. Ata paralajmërojnë për më shumë vëmendje, kundrejt opinionit se cigaret elektronike janë të sigurta.

Gjithsesi, Departamenti i Shëndetit Publik në Angli këshillon se, ato janë shumë më pak të dëmshme krahasuar me duhanpirjen, ndaj njerëzit nuk duhet të hezitojnë t’i përdorin, si një mundësi që u vjen në ndihmë për të hequr dorë nga cigaret. Studimi eksperimental i udhëhequr nga profesor David Thickett i Universitetit të Birminghamit është publikuar “online” në revistën “Thorax”.

Studino të mëhershme ishin fokusuar te përmbajtja kimike e lëngut të cigareve elektronike, përpara se ai të kthehet në avull.

Në studimin e fundit, shkencëtarët krijuan një procedurë mekanike për të imituar avullin në laborator, duke përdorur mostra të indeve të mushkërive të ofruara nga 8 persona joduhanpirës.

Ata zbuluan se, avulli shkakton inflamacion dhe dëmtim të aktivitetit të makrofagut alveolar, qeliza që luftojnë grimcat potencialisht të dëmshme të pluhurit, bakteret apo alergjenet. Ata thonë se, disa prej efekteve ishin të ngjashme me ato që janë vërejtur te duhanpirësit e rregullt dhe njerëzit me sëmundje kronike të mushkërive.

Megjithatë, ata bëjnë thirrje për kujdes, pasi rezultatet janë thjesht në kushte laboratorike, ndaj këshillojnë që studime të mëtejshme janë të nevojshme për të kuptuar më mirë ndikimin afatgjatë në shëndetin e njeriut.

Një studim tjetër i pavarur mbi provat e fundit kundrejt cigareve elektronike ishte publikuar gjatë shkurtit nga Departamenti i Shëndetit Publik të Anglisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...