EUROPIANI I ATLETIKËS NË BERLIN, GEGA SYNON ZONËN E MEDALJEVE

Shpresat e Shqipërisë për medalje në kampionatin Europian të Atletikës janë te Luiza Gega. Sportistja kuqezi do të garojë mbrëmjen e 12 gushtit në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa në turneun, që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.

 

Gega bëri një paraqitje të shkëlqyer në baterinë eliminatore, duke zënë vendin e dytë. 9 minuta 33sekonda e 11 të qindtat ishte koha e atletes, e dyta në total në këtë disiplinë. Norvegjezja Karoline Bjerkeli shihet si kërcënimi më i madh i sportistes shqiptare për medaljen e artë, por gjithçka do të shihet në garën që do të zhvillohet në mbrëmje në orën 20:55.

 

Atletja kuqezi mendon se mund të kapë zonën e medaljeve në këtë Europian edhe pse pranon se rivaliteti është i madh. Në një postim në profilin e saj në FaceBook Gega ka shkruar: “Hapi i parë u krye. Do të jetë një garë e fortë, pasi të gjitha vajzat që janë në finale luftojnë për ato 3 medalje, ashtu si edhe unë”, shkruan Luiza Gega shpresën që të dielën në mbrëmje të vendosë në qafë një medalje.

 

 

Kujtojmë që Shqipëria u përfaqësua në këtë kompeticion edhe me atletët shkodran si Franko Burraj dhe Izmir Smajlaj në kërcimit së gjati edhe pse i fundit u rendit vetëm në vendin e gjashtë, mes shumë polemikash për matjen e kërcimit në provën e tretë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...