Pse shqiptarët vrasin vetëm familjarët dhe asnjëherë qeveritarët?

Vrasjet në Shqipëri kanë jo vetëm motiv banal por shpesh edhe asnjë motiv fare. Një shoqëri e cila po lëngon nga depresioni masiv ka mbushur çdo ditë faqet e kronikave të zeza.

Vrasje për parking, vrasje për gardhin e oborrit, vrasje tek lavazhi makinave, vrasje për karikus celulari, vrasje për antenë televizori, vrasje per facebook, vrasje se i pa dashnoren etj etj. Me pak fjal psikopatia ka zbarkuar në bulevard. Me mijëra vrasje në 28 vite por të gjitha banale dhe për motive të dobta a thua se Shqipëria është në luftë si Siria.

Dhe në asnjë rast vrasje për motive politike. As në vendet botës së tretë nuk vriten kaq shumë brenda familjes sa në Shqipëri. As në Afganistanin e talebanve nuk vriten kaq shumë dashnoret dhe gratë sa në Tiranë.

Sipas një sondazhi dhuna në familjet shqiptare është prezente në 68%.
Një popull që doli nga diktatura dhe e kishin frike ne palc shtetin dhe tabu divorcin, tashmë frika ndaj shtetit nuk i’u ka dalë por janë trimëtuar ndaj prindërve, motrave, grave, dashnorve, kusherinjve, pra trima brenda gardhit. Varfëria, izolimi, tranzicioni, papunësia janë shkaqet e një sëmundje jo virale por masive që është depresioni por që shqiptarët e kanë për turp ta pranojnë dhe kryesisht nuk e kurojnë.

Të gjitha shkaqet e varfërisë, mjerimit, skamjes, imoralitetit, papunsisë dhe mungesës lumturisë nuk shkaktohen nga familjarët por nga qeveritarët por viktima janë qëniet e dobta dhe jo pushteti. Një popull tashmë kryesisht pa ideal i cili ska njohur kurrë në histori revolucionin vazhdon çdo ditë të vras vëllain, motren, gruan, prindrit per motive banale duke u dergjur burgjve si njerëz ordiner dhe duke mos guxuar kurrë në jetë qē qoftë dhe me krimin e tyre të bënin një herë në jetë një dobi shoqërore duke vrarë një pushtet të inkriminuar.

Historia vazhdon…… popullin “trim” qe dhunon çdo ditë familjen dhe nuk ka këllqe të kaloj pragun e shtëpisë drejt zyrave të krimit….

Nga Kreshnik Spahiu

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...