Kjo mrekulli nuk është as Austria, as Gjermania, por Curraj i Epërm në Tropojë

Nga Denis Dyrnjaja

Kjo pamje në foto nuk është në Austri apo Gjermani, nuk është as në Spanjë, Skoci, Zvicër apo Suedi, por është në Shqipëri.

Është thjeshtë një mrekulli. Kjo mrekulli quhet Curraj i Epërm, një pikëtakim me Thethin dhe Valbonën. Kështu duhej të ishte 80% e Shqipërisë, sikurse është 80 % e Bavarisë.

Por gjermanët “idiotë” i ruajtën pyjet, ndërsa ne të “zgjuarit” i zhdukëm. Çuam beton edhe në Valbonë, masakruam pyje e lumenj.

Pasi shtruam gjithçka poshtë me beton, tani kemi filluar te veshim edhe qiellin me beton, në vend që ta mbanim stolisur me pisha, ah, bredh, frashër e lis.

Curraj i Epërm kaq madhështor, kaq i bukur dhe kaq jetësor. Si një pikë uji e freskët në shkretëtirën më të re të betonizuar në Europë, me emrin Shqipëri.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...