Kur lindi “Pensioni”, disa kuriozitete që nuk dini për Sigurimet?!

Që nga kohërat e lashta, familjet fisnike i jepnin shërbëtorëve më besnikë një shumë të ardhurash që do t’u lejonte të jetonin edhe kur, për shkak të moshës së tyre, mos të ishin më në gjendje të punonin.

Termi “Sigurim Shoqëror” është përdorur për herë të parë në Gjermani më 1883.

Së bashku me të u përdor edhe termi “Sigurim Popullor” që do të thoshte se mbi bazën e pagesave mujore apo javore, pas disa kohësh këta persona kishin të drejte të merrnin përfitimet e caktuara.

Megjithatë, shembulli i parë i pensionit të ngjashëm me atë aktual nuk u shfaq deri në 1889, kur kancelari gjerman Bismarck shpalli një ligj që garantonte sigurimin e pensioneve për punonjësit, pas një moshe të caktuar.

Në Shqipëri sistemi i sigurimeve shoqërore i ka fillimet e tij që në kohën e Ahmet Zogut, pavarësisht se në mënyrë vullnetare edhe më parë ka pasur shoqëri të huaja të cilat kishin zhvilluar sistemin e mbrojtjes sociale veçanërisht për punëtorët e minierave.

Mbreti Zog kishte përcaktuar pensionet e para për nënpunësit shtetëror dhe ushtarakët. Ishte një model i ngjashëm me atë të Europës Perëndimore të asaj kohe.

Ne 1947 u vendos një skemë e përgjithshme e sigurimeve shoqërore që siguronte përfitime afatshkurtra si: barrë lindje, sëmundje dhe vdekje që administroheshin nga Këshilli Qendror i Bashkimeve Profesionale, ndërsa përfitimet afatgjata si invaliditeti apo pensionet e pleqërisë administroheshin nga Drejtoria e Kujdesit Social.

Ky sistem i sigurimeve shoqërore i vendosur në Shqipëri në vitet 1946-1966, kishte për bazë modelin sovjetik dhe qëndroi në fuqi deri më 1993.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...