Humb gjymtyrët nga një e lëpirë e vetme e qenit, 48-vjeçari ndan historinë e tij rrëqethëse

Nëse deri tani keni lejuar katërputrakun tuaj, apo një qenush të zakonshëm t’ju lëpijë, pasi të lexoni historinë e mëposhtme nuk do lejoni kurrë të keni një kontakt fizik kaq të afërt me qentë.

Greg Manteufel, 48 vjeç do të zhvillonte simptoma të ngjashme me atë të gripit, përfshirë ethet dhe të vjellat para se të mësonte në spital se ishte prekur nga një infeksion bakterial capnocytophaga canimorsus i përhapur nëpërmjet kafshimit, gërvishtjes ose lëpirjes së qenve.

Pas lëpirjes së qenit, 48 vjeçari filloi të zhvillojë sepsinë, një infeksion gjaku që kërcënon që mund të shkaktojë dëmtimin e indeve, dështimin e organeve dhe vdekjen brenda disa ditësh nga fillimi i simptomave.

Si rrjedhim, gjaku i Manteufel ndaloi së qarkulluari në gjymtyrët e tij dhe duke shkaktuar dëme të indeve dhe amputim të tyre. Kësisoj mjekët u detyruan t’ia prisnin.

Më pak se 500 raste të këtij infeksioni, të cilat mund të përhapen nga kafshimi i kafshëve, lëpirja ose gërvishtjet, janë raportuar që nga viti 1961, sipas një artikulli të vitit 2015 të Gazetës Evropiane të Mikrobiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Më shumë se 99 për qind e njerëzve që kanë qen nuk do preken kurrë nga ky infeksion, por nëse sistemi juaj imunitar është i dobët e keni probleme të tjera shëndetësore duhet të ruheni në mënyrë që të mos rrezikoheni nga asnjë bakter.
The Washington Post.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...