VLLAZNIA VIJON ENDE PA TRAJNER DHE DREJTOR SPORTIV

Jo pak çudi dhe reagime ngjalli postimi i Kf Vllaznia në rrejtin social FaceBook ku ftonin të interesuarit të dërgonin CV për në pozicionet e drejtorit sportiv dhe të trajnerit të skuadrës së Vllaznisë. Afati përfundimtarë i dorëzimit të CV-ve të tyre dhe një platformë pune ishte data 27 Korrik në ambientet e bashkisë Shkodër por edhe pse ky afat ka kaluar akoma nuk ka diçka konkrete sa i përket kandidaturave.

 

Njësoj siç ndodhi edhe më herët kur Ernest Gjoka u largua nga Vllaznia ku të shumtë ishin emrat që lakoheshin si trajner të mundshmë tek skuadra kuqeblu e njëjta gjë po ndodh edhe tani.

Me ardhjen e administratorit Lici u përfol shumë afrimi i mundshmëm i Hasan Likës si trajner i skuadrës shkodrane por më tej dolën në skenë edhe emra të tjerë si Ervis Kraja, Edi Martini apo Agim Canja por nuk anashkalohet edhe mundësia e ndonjë surprize në vijim. Mesa duket këto kandidatë po shqyrtohen me detaje nga drejtuesit e Vllaznisë duke bërë që edhe pse muaji gusht sapo ka filuar puna tek skuadra shkodrane akoma nuk ka nisur ku mund të thuhet se edhe po vonohen në këtë aspekt.

Gjithësesi neglizhenca që po bëhet në klubin shkodran ka bërë që trajneri Ervis Kraja i cili e drejtoi në dy ndeshjet e fundit Vllazninë ka vendosur të spostohet pasi kjo zvarritje që po bëhet nuk e bind trajnerin shkodran. Por zvarritja e punëve tek Vllaznia nuk ndalen vetëm tek trajneri por edhe tek drejtori sportiv ku fillimisht u fol se këtë post mund ta merrte Vioresin Sinani por ky i fundit në një nga pronocimet e tij u shpreh se “Për shkak të angazhimeve dhe disa detyrimeve të tjera që kam e kam të pamundur ta ushtroj këtë detyrë”.

Ndërkohë pista tjetër është edhe emërimi i Alban Hasanit në këtë detyrë ku nga sa bëhet me dije është thuajse e kryer dhe tashmë pritet vetëm prezantimi i tij në këtë post por gjithësesi akoma nuk ka asgjë zyrtare. Alban Hasani është një emër i njohur i futbollit shkodran, teksa më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Akademisë, ku ka fituar plot 29 trofe me moshat dhe emërimi i tij në këtë post besohet se do të bënte që tek Vllaznia të ketë arritje pozitive. Por Vllaznia vijon të mbetet ende e paqartë për të ardhmen e saj ku në këtë sezon do të luajnë në kategorinë e parë e kanë më shumë se detyrim rikthimin në Kategorinë Superiore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...