PERFSHIHET NE FLAKE NJE AUTOMJET NE RRUGEN E VELIPOJES

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e pasdites në aksin rrugor Shkodër – Velipojë. Një automjet është përfshirë nga flakët, duke krijuar kaos të vërtetë për minuta të tëra. Sipas policisë, nuk ka të lënduar në njerëz. Shkak i flakeve eshte bere nje defekt ne sistemin elektrik te automjetit tip benz.

 

Ne makine ndodheshin tre persona qe per fat kane shpetuar pa marre demtime pasi kane dale ne kohe nga automjeti.

 

Drejtuesi mjetit sapo ka kuptuar se ne pjesen e perparme mjeti po merr flake ka parkuar mjetin ne ane te rruges dhe ka dalur me shpejtesi jashte sebashku me personat e tjere qe ndodheshin ne makine.

Brenda pak minutash e gjithe makina eshte shkrumbuar nga flaket .Ngjarja ka krijuar panik te kalimtaret teksa shihnin veturen qe digjej e tera
Në vendin e ngjarjes raportohet se është vonuar zjarrfikësja, e cila edhe pse është njoftuar nuk ka ardhur në kohë.

 

Intensiteti i flakëve ka qenë i madh, ndërsa për minuta me radhë ka bllokuar lëvizjen e automjeteve të tjera drejtë Velipojës dhe anasjelltas. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka filluar menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...